Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje qytetarëve: Largojini vetë lavazhet!
Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare. “Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. Top Channel