Kreu i ri i SPAK/ BE takim me kryetaren e KLP! SHBA: Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, me rëndësi

Kreu i ri i SPAK/ BE takim me kryetaren e KLP! SHBA: Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, me rëndësi

Altin Dumani TIRANË-Zgjedhja e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE. Gara për kreun e SPAK hapet në 18 shtator. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, lidhur me përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së deklaroi se do ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe ritheksoi angazhimin për mbështetjen e reformës në drejtësi.  "Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë???????? drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani,...