Nga emrat teknikë te sfidat parlamentare/ Petro Koçi zbulon detajet: Ja çfarë pritet nga qeveria e re e Ramës

Nga emrat teknikë te sfidat parlamentare/ Petro Koçi zbulon detajet: Ja çfarë pritet nga qeveria e re e Ramës

Të enjten Partia Socialiste mban Asamblenë Kombëtare, ku pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme. Deputeti Petro Koçi, i cili deri në mbledhjen e parlamentit të ri, ditën e premte, ushtron detyrën aktuale, foli në një emision televiziv, duke vënë theksin tek përbërja e kabinetit dhe sfidat e reja politike. Koçi u shpreh se pritet një qeveri e kombinuar, ku përveç figurave politike mund të përfshihen edhe emra të perceptuar si teknikë. “Qeveritë janë gjithmonë politike, por kombinimet nuk mungojnë. Edhe emrat që perceptohen si teknikë, rrugës patjetër politizohen në nivele socialiste,” tha ai. Sipas tij, fokusi kryesor i këtij 4-vjeçari do të mbetet integrimi europian dhe përmbushja e reformave që kërkohen nga...