Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Logu! SPAK: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari
Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 17:44 GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. SPAK bën të ditur se vendimi është marrë pas një operacioni të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët po kryejnë kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit. Logu dyshohet se mori 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë e gjyqtarë të Tiranës që të lehtësonte masën e sigurisë për një të akuzuar për mashtrim me TVSH. Njoftimi i plotë nga SPAK Datë 10.09.2025 SPAK cakton masën e sigurisë kundër avokatit të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme e miraton. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër...