UNICEF: Për herë të parë, obeziteti tek fëmijët kalon nënpeshën në nivel global

UNICEF: Për herë të parë, obeziteti tek fëmijët kalon nënpeshën në nivel global

Për herë të parë në histori, obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit të UNICEF. Sot, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jetojnë me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri. “Kur flasim për kequshqyerjen, nuk flasim më vetëm për fëmijët nën peshë. Obeziteti është një shqetësim në rritje që mund të ndikojë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Ushqimet ultra të përpunuara po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë frutat, perimet dhe proteinat në një kohë kur ushqyerja luan një rol kritik në rritjen, zhvillimin konjitiv dhe shëndetin mendor të fëmijëve”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell. Që...