Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk ka zgjidhje tjetër për këtë kafshë”/ Vrau në tren ukrainasen, Trump kërkon dënim me vdekje për 34-vjeçarin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar dënimin me vdekje për një burrë të pastrehë që vrau brutalisht një vajzë 23-vjeçare ukrainase, e cila kishte ikur nga lufta për të gjetur siguri në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja tronditëse ndodhi në një vagon treni në Charlotte, Karolina e Veriut, ku DeCarlos Brown, 34 vjeç, goditi për vdekje me thikë Iryna Zarutska, ndërsa ajo ishte ulur përballë tij, pa ndonjë provokim apo arsye të dukshme. Në një reagim të ashpër të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë një gjyq të shpejtë dhe dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër.” Postimi i...