Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pritshmëritë nga “Rama 4”, Petro Koçi: Sfidë më vete do të jetë parlamenti
Të enjten Partia Socialiste mban Asamblenë Kombëtare, ku pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave të rinj që do të drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme. Deputeti Petro Koçi, i cili deri në mbledhjen e parlamentit të ri, ditën e premte, ushtron detyrën aktuale, foli në “Ditarin” e A2 CNN me gazetarin Pandi Gjata, duke vënë theksin tek përbërja e kabinetit dhe sfidat e reja politike. Koçi u shpreh se pritet një qeveri e kombinuar, ku përveç figurave politike mund të përfshihen edhe emra të perceptuar si teknikë. “Qeveritë janë gjithmonë politike, por kombinimet nuk mungojnë. Edhe emrat që perceptohen si teknikë, rrugës patjetër politizohen në nivele socialiste,” tha ai. Sipas tij, fokusi kryesor i këtij 4-vjeçari do të mbetet integrimi europian dhe përmbushja...