“Balluku s’ka në shpirt një qelizë njerëzie”/ Berisha: Nuk ndodh që një ministre të lajë makinën e saj 10 mijë euro

“Balluku s’ka në shpirt një qelizë njerëzie”/ Berisha: Nuk ndodh që një ministre të lajë makinën e saj 10 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se shpenzon 10 mijë euro në muaj për larjen e makinës. Berisha tha ne takimin ku u prezantua programi për rendin dhe sigurinë se “ajo nuk ka në gjakun dhe shpirtin e saj një qelizë njerëzie”. “Nuk ndodh që një ministre të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ajo nuk ka në gjakun dhe shpirtin e saj një qelizë njerëzie. Sepse po të kishte nuk i lejonte vetes të bënte një shpenzim të tillë kur pensionistët numërojnë kafshatën. Ajo nuk mund ta bënte kurrë një akt të tillë. Në një kohë kur të sëmurët nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e...