Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulm me thikë në një shkollë në Francë, dy të plagosur
Një sulm me thikë është regjistruar në një shkollë në Francë këtë të mërkurë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person hyri në një shkollë në Antibes në Francë dhe goditi dy persona me thikë. Të plagosur mbetën një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare. Sipas policisë, autori ishte një 18-vjeçar, një ish-nxënës në shkollë, por ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi të rëndë.