Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…

Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha, gjatë prononcimit për media nga selia e PD, paralajmëroi nisjen e protestave dhe revoltave qytetare. Ai tha se që nga 11 maji 2025 është vendosur të përdorë çdo mjet për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Sa i takon sugjerimeve, Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta. Berisha:  Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin. Kur do të nisin protestat zoti Berisha? Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të...