Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
PD-ja i dha mandatin e katërt Edi Ramës? Berisha i penduar: Opozita ka bërë punë të dobët
Pasi i dha mandatin e katërt Ramës, Berisha më në fund e kuptoi se fajtori është vetë opozita. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ai pranoi fajin dhe tha: “kemi bërë punë të dobët në qartësimin e mbështetësve dhe opinionit publik”. Me pak fjalë, Rama nuk e fitoi mandatin, thjesht PD-ja ia dorëzoi për shkak se punoi dobët. Kështu, pas vitesh akuzash për manipulime, patronazhistë, kriminelë elektoralë dhe kapje të shtetit, doli që problemi qenka shumë më modest, një mungesë sqarimi. Në fund të fundit, kur opozita nuk arrin t’i shpjegojë dot popullit pse është opozitë, nuk është çudi që populli të vazhdojë të votojë të njëjtin. “Një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë...