Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ndal luftën!” Rutte mesazh Putinit: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë nuk ishte një incident i izoluar, por një akt i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut me kërkesë të Varshavës. Shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi Moskën se NATO është vigjilente dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të vet. Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh këtë mëngjes dhe diskutoi mbi situatën, pas kërkesës së Polonisë për konsultime. Aleatët shprehën solidaritet me Poloninë dhe denoncuan sjelljen e rrezikshme të Rusisë. Një vlerësim i plotë i incidentit po zhvillohet, por është e qartë se ajo që ndodhi nuk është një incident i izoluar. “Mesazhi im për Putinin është i...