Analiza: Çfarë qëndron pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Analiza: Çfarë qëndron pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Analistët vlerësojnë se deklarata e presidentes së Kosovës se Lista Serbe po përpiqet të bllokojë krijimin e institucioneve të reja, duhet të shihet si mesazh politik. Për të dalë nga kriza aktuale, sipas analistëve, kërkohet që udhëheqësit të gjejnë “forcën për t’iu rikthyer politikës normale”. Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista Serbe po përpiqet të bllokojë formimin e institucioneve të reja, analistët e interpretojnë kryesisht si një mesazh politik. Qëllimi i saj, sipas tyre, është të tregojë pajtueshmëri me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mënyrë që të sigurojë mbështetje edhe për një mandat tjetër presidencial, pas prillit të 2026-ës, kur i përfundon aktuali. Sociologu nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se pa mbështetjen e...