Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro, që të investojë 1 miliard

Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro, që të investojë 1 miliard

Kryetari i PD Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së Kryesisë, duke theksuar se “forca kryesore” e asaj që ai e quan “diktaturë autoritare” e Kryeministrit Edi Rama është droga. Ai u shpreh se paratë e paligjshme nga droga po përdoren për të kontrolluar politikën dhe shoqërinë në Shqipëri. Berisha përmendi konkretisht klanin “Çopja” ose “Troplini”, duke thënë se ky grup kriminal, i panjohur më parë, ka akumuluar rreth 6 miliardë euro. Sipas tij, ky klan është i gatshëm t’i dhurojë 5 miliardë euro Ramës, në këmbim të mundësisë për të investuar 1 miliardë. “Është droga, ajo që emëron ministra,” tha Berisha, duke shtuar se paratë e paligjshme janë duke vendosur emërimet në të gjitha nivelet, përfshirë drejtorët e policisë, prokurorët...