Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama shpall nesër qeverinë, Asambleja e PS nis në orën 09:30, të premten mblidhet Parlamenti
Nesër në orën 09:30 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re. Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj. Ndërkaq, në kampin e opozitës, Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar në orën 13:00 dhe do të përcaktojë strategjinë politike në këtë fillim legjislature. Tashmë është e qartë se deputetët demokratë do të shkojnë...