Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme
Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese. Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030. Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt. I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive...