Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E para që fitoi një divorc në Indi: Kush ishte Rukhmabai Raut?
Nëse emri i saj do të njihej më gjerësisht, Rukhmabai Raut do të ishte sot një ikonë e feminizmit. Në një Indi thellësisht patriarkale të shekullit të 19-të, Rukhmabai Raut guxoi të sfidonte normat shoqërore duke refuzuar një martesë të detyruar. Në vitin 1885, Rukhmabai u bë gruaja e parë hindu në Indi që arriti të fitonte ligjërisht një “divorc”, falë ndërhyrjes së vetë Mbretëreshës Viktoria. Ky rast u kthye në pikë kthese për të drejtat e grave dhe çoi më vonë në reformën e ligjit me Age of Consent Act (1891) dhe ndalimin ligjor të martesave të fëmijëve. Rukhmabai u martua në moshën 11-vjeçare me një 19-vjeçar, por refuzoi të jetonte me të. Kur burri i saj e paditi për ta detyruar të bashkëjetonte, ajo preferoi të përballej me...