‘Rrugorja me dorë të hekurt’/ Intensifikon kontrollet, tetë të arrestuar dhe 694 masa administrative

‘Rrugorja me dorë të hekurt’/ Intensifikon kontrollet, tetë të arrestuar dhe 694 masa administrative

Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Si pasojë janë arrestuar tetë shtetas pasi kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur edhe 694 masa administrative. Njoftim i Policisë: Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Prioritetet janë kontrollet me testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, parakalimet e gabuara, sidomos ato në kthesa ku fushëpamja është e kufizuar, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe tejkalimet e shpejtësisë, të cilat janë burime aksidenti. Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01.09.2025 –...