“Shqipëria nuk ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë”, Rama: Anëtarësimi në BE, trashëgimia më e madhe që mund t’u lëmë fëmijëve

“Shqipëria nuk ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë”, Rama: Anëtarësimi në BE, trashëgimia më e madhe që mund t’u lëmë fëmijëve

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, për të diskutuar për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri i vendit në fjalën e tij tha se më parë Shqipëria nuk ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë. Por për herë të parë në histori, vendi ka zgjedhur të jetë pjesë e BE-së, dhe kreu i qeverisë tha se anëtarësimi i vendit në Union është trashëgimia më e madhe për fëmijët, të cilët mund të jetojnë në një vend ku institucionet funksionojnë. Rama: Nga njëra anë kemi procesin e integrimit në BE, i cili është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është një bekim sepse është i...