Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protesta e përleshje në rrugët e Francës, policia aktivizon 80 mijë efektivë, ministri i brendshëm akuzon organizatat e ekstremit të majtë
Tensionet janë rritur në të gjithë Francën që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa protestat kundër politikave ekonomike të qeverisë kanë shpërthyer në disa qytete franceze nën sloganin “Bloquons tout” (Le të bllokojmë gjithçka). Sipas policisë franceze, e cila tha se priste dhunë, numri i njerëzve që morën pjesë në demonstrata kalonte 100,000. Siç u njoftua më parë, rreth 80,000 policë dhe xhandarmëri janë vendosur në të gjithë Francën për t’u përballur me dhjetëra protesta kundër politikave të Macron. Që nga mëngjesi i së mërkurës, përleshje midis protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera, me gati 200 arrestime të bëra. BREAKING: The French police is under attack by the far-left in Paris 🇫🇷 pic.twitter.com/Yj8HTcblIe — Visegrád 24 (@visegrad24) September...