No Image Available

Izraeli sulmoi zyrtarët e Hamasit në Doha, reagon Katari: Kemi të drejtë të përgjigjemi

Katari njoftoi se po krijon një ekip të posaçëm ligjor për të shqyrtuar mënyrat për ta mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Katarit e përshkroi sulmin si “një akt terrorizmi shtetëror të kryer nën përgjegjësinë e kryeministrit izraelit” dhe theksoi se ai përbën një “shkelje të sovranitetit”. Një deklaratë zyrtare e lëshuar pas konferencës për shtyp vuri në dukje se “Shteti i Katarit rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmit izraelit dhe do të veprojë me vendosmëri kundër çdo veprimi ose sulmi të pamatur që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”. E njëjta deklaratë theksoi se “do të merren të gjitha masat e nevojshme në përgjigje”...