Polonia rrëzon dronët e Moskës, nisen avionët bombardues/ Kryeministri polak: Kjo situatë na sjell më afër një konflikti të hapur se çdo herë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore

Polonia rrëzon dronët e Moskës, nisen avionët bombardues/ Kryeministri polak: Kjo situatë na sjell më afër një konflikti të hapur se çdo herë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore

Polonia njoftoi se ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke folur për “akt të hapur agresioni”. Kjo shënon të parën herë që vendi i NATO-s shënjestron drejtpërdrejtë objektet ruse në hapësirën e tij ajrore që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Ushtria polake deklaroi se dronët kanë shkelur në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Moska ndërmori një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe zonat pranë kufirit me Poloninë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, sqaroi se kishte marrë informacione nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore...