“Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do të shkojmë”, Berisha: Asnjë nuk ka bërë sa ka mundur, por…

“Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do të shkojmë”, Berisha: Asnjë nuk ka bërë sa ka mundur, por…

Bojkotimi i jetës parlamentare nuk është një opsion për Partinë Demokratike. Ndonëse zgjedhjet e 11 majit i quan farsë elektorale dhe fton Kryesinë të mos njohë zgjedhjet, Berisha thotë se në Kuvend nuk mund të ketë ‘mungesa’. “Unë personalisht mendoj se në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lemë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do të ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturëm, organizatën që ka uzurpuar pushtetin. Secili mund të thotë kam bërë sa kam mundur. Jo, asnjë nuk ka bërë sa ka mundur. Kërkohet një ndryshim i farsës elektorale, kërkohet energji e re, forca dhe forma të reja. Nuk është më mirë të mos...