Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha mbledh Kryesinë për herë të parë pas humbjes në 11 Maj: Puna jona ishte e dobët për të qartësuar mbështetësit për ‘diktaturën autokratike’ në vend
Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, nën drejtimin e kryedemokratit Sali Berisha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se kjo mbledhjen bëhet për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. Berisha tha se është bërë një punë e dobët, pasi ‘mbështetësit dhe anëtarësia’ nuk janë informuar si duhet për realitetin në vend. “PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë...