Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nën 30 gr hashash s’duhet dënuar!” Çfarë duhet të saktësojë Kodi i ri Penal për shitësit e drogës
Në Kodin e ri Penal, dënimet për lëndët narkotike janë parashikuar, por për avokatin Ervin Karanxha ka disa pika që duhen sqaruar. Së pari, shprehet ai në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është një çështje që duhet rishikuar me grupet e interesit. Avokati aprovon ndarjen në tri kategori, por nenet për secilën duhen qartësuar. Avokati është i mendimit se hashashi për përdorim vetjak (30 gramë ose më pak), s’duhet të përbëjë kundravajtje penale. Nga ana tjetër, për drogat si kokaina apo heroina, duhet bërë ndarja e lëndës së pastër nga përzierja dhe kundravajtësi duhet të dënohet për sasinë e pastër. Ervin Karanxha: Mendoj, për hashashin, mbajtja e një sasie 30 gramë e poshtë nuk duhet të përbëjë vepër penale për përdoruesit, jo shitjen. E dyta,...