PD mbledh Kryesinë, Berisha: Jemi në një diktaturë autoritare!

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Jemi në një diktaturë autoritare!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë fjalën në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ndodhet nën qeverisjen e një diktature autokratike. “Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktaturë autokratike se sa ky. Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse siç kanë faktuar studimet e pavarura nga ne, 90% e hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.”, tha Berisha. Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së PD-së, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin.