Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Scorpions, të dielën në Tiranë , organizatorët: Koncert madhështor, grupi legjendar i rrokut rikthehet pas 24 vitesh
Sheshi Skënderbej do të elektrizohet të dielën në mbrëmje nga muzika e grupit legjendar të rrokut, Scorpions. Banda gjermane e rrokut mbyll turin evropian me ndalesën në Tiranë në 14 shtator, në një rikthim pas 24 vitesh në vendin tonë. Klodian Makashi, organizator i koncertit: Ne kemi gati dy vite që ndjekim Scorpions-at për të ardhur në Tiranë. Janë një grup shumë i dashur për publikun shqiptar, për më tepër kanë një historik, sepse kanë qenë në Tiranë edhe në 2001. Ka qenë edhe kjo një kërkesë jona që të riktheheshin edhe për të parë ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë. Mikkey Dee Miki Di, Matthias Jabs Matias Jabs, Klaus Meine Klaus Majne, Rudolf Schenker Rudolf Shenkë and Paëeł Mąciwoda Pavel Moçivoda do të performojnë...