Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha mbledh kryesinë e PD, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj. I njoftuar për mbledhjen vetëm Salianji
Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e kryesisë e cila do të përcaktojë edhe qëndrimin politik që do të mbajë opozita në këtë legjislaturë. Zyra e shtypit e PD-së bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 13:00 dhe do të hapet me një fjalë të liderit të opozitës, Sali Berisha. Kryesia e PD-së numëron 18 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i demokratëve dhe 15 anëtarë ex officio, për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në komisionet parlamentare gjatë legjislaturës së kaluar. Burimet bëjnë të ditur se katër prej anëtarëve ex officio të cilët nuk u zgjodhën deputetë Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji dhe...