Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Të huajt shpenzuan 2.1 miliardë euro në Shqipëri për 6-mujorin, ngadalësohet ndjeshëm rritja
Ngadalësimi i aktivitetit të turizmit në vend po reflektohet dhe në ritmet e rritjes së të ardhurave të parave që ata shpenzojnë në Shqipëri.Të huajt që kanë ardhur në Shqipëri në 6 muajt e parë të këtij viti kanë shpenzuar rreth 2.1 miliardë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga turistët janë rritur me 7.7%. Ritmet e rritjes së të ardhurave janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me vitet e mëparshme.Për të njëjtën periudhë të 2024-s, të ardhurat nga turizmi ishin rritur me 25.3% dhe në 2023-n me 37.4%.Ndonëse në rritje, ngadalësimi i flukseve të parave që turistët po...