Akuzohet se mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja

Akuzohet se mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja

Avokatja Klotilda Kola, 59 vjeçe, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pas një denoncimi të bërë nga një qytetare. Ajo akuzohet për marrjen e një shume të madhe parash nga denoncuesja, për t’i premtuar përshpejtimin e procesit të regjistrimit të pronës së saj. Policia lokale njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare janë angazhuar për kapjen e avokates. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, njofton policia.