Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se institucioni nuk ka shlyer pagesat për 12 nga 14 projektet e saj të realizuara prej më shumë se pesë muajsh. Në një reagim të gjatë, ajo drejton gishtin drejt drejtoreshës së përgjithshme, Eni Vasili, duke e akuzuar për arrogancë dhe mungesë transparence. Në reagimin e saj, Kurti thekson se problemi nuk është vetëm financiar, por edhe moral. Ajo bën një krahasim të fortë mes drejtuesve aktualë dhe atyre të mëparshëm, të cilët, sipas saj, e kanë pyetur dhe respektuar gjithmonë për kontributin e saj. “RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit,” shkruan Kurti, duke shprehur se ka kontribuar për dekada me projekte të veta...