Lirohet studiuesja ruso-izraelite e rrëmbyer para dy vitesh nga Hezbollahu në Irak

Lirohet studiuesja ruso-izraelite e rrëmbyer para dy vitesh nga Hezbollahu në Irak

Pas më shumë se nëntëqind ditësh në robëri, doktorantja ruso-izraelite dhe mbështetëse e të drejtave të palestinezëve në Gaza, Elizabeth Tsurkov, është e lirë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth, ku shkroi se 38 vjeçarja, e cila është studente dhe hulumtuese në Universitetin Princeton, më në fund ishte e sigurt. “Tani ndodhet e sigurt në ambasadën amerikane në Irak pas shumë muajsh torture”, shkroi Trump, “Unë do të luftoj gjithmonë për drejtësinë dhe nuk do të dorëzohem kurrë.” Postimin ai e mbylli me një mesazh drejtuar Hamasit, i cili ka ende të paktën njëzet pengje izraelite të rrëmbyera që më 7 tetor 2023: “Liroji pengjet, tani!” Edhe Tsurkov, e cila ka...