Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama nxjerr fotot nga shkolla e rikonstruktuar në Elbasan: Është kthyer në një hapësirë të denjë për mësim!
Ditën e hënë, që ishte dhe dita e parë e vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan u rikthyen në banka në një ambient tërësisht të rikonstruktuar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga shkolla e rikonstruktuar në ditën e parë të mësimit. “Mbi 350 nxënës dhe mësues të Shkollës ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan.”, shkruan Rama. Ky investim përfshiu rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, sistemin e ngrohjes, klasat e mësimit, laboratorët dhe ambiente të reja rekreative për nxënësit. Objekti i ri...