Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dua Lipa, ambasadore globale e Apple
Vetëm pak pasi nisi “Awe dropping”, Apple postoi një video të përbashkët me Dua Lipën ku këngëtarja kishte xhiruar një video me iPhone 17 Pro. Dua postoi një video në formë dokumentari për turneun e saj, “Radical Optimism” nga ku shfaqeshin momente gjatë performancave e prapaskenave, të gjitha të xhiruara me iPhone 17 Pro. Ajo që spikati më shumë ishte ngjyra e zgjedhur nga Dua, portokalli e ndezur dhe e guximshme. Videoja pushtoi menjëherë rrjetin pasi shkrijnë teknologjinë me muzikën. “A nuk e nxorën sot?”, nisën të pyesnin fansat.