Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia e përshëndetjes: Pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?
Shtrëngimi i dorës është gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt – bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Është e mahnitshme të mendohet sesi shtrëngimi i duarve është gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur të panumërta herë nga njerëz, nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre. Por, pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin? Ky gjest daton që në kohët e lashta. Madje edhe atëherë ishte simbol i harmonisë universale. I gjejmë gjurmët e para arkeologjike të kësaj që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 p.e.s.), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 p.e.s.). Ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit të III-të,...