Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
I dha njerëzimit një përshkrim të gjallë të botës së përtejme, kush ishte Dante Aligeri?
I lindur në Firence të Italisë në vitin 1265, Dante Aligeri, konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm në histori. Kryevepra e tij, Komedia Hyjnore, është ende një ndër veprat me të studiuara në universitete dhe qarqe akademike. Por ja cilat janë disa nga detajet e kësaj vepre monumentale. “Komedia Hyjnore” e Dantes, është një poemë e gjatë narrative “Komedia Hyjnore” tregon udhëtimin e Dantes nëpër ferr, ku ai udhëhiqet nga poeti italian Virgjili, dhe një grua e quajtur Beatriçe, nëpër 9 rrathët koncentrikë të jetës së përtejme, që të gjitha të bazuara në mëkate të ndryshme. Rrethi i parë është Limbo (Të Harruarit), ku ndodhen ata që nuk mund të shkojnë në Parajsë thjesht sepse nuk janë pagëzuar, apo që kanë lindur përpara Jezu Krishtit. E gjithë poema ka gjithsej 14.233 rreshta, pra më e gjatë se Odisea (12.110 rreshta), por më e shkurtër se Iliada (15.693 rreshta). Për këtë poemë, Dante përdori në mënyrë të veçantë stilin “terza rima”, pra kur strofat ndahen në...