Vodhi para dhe mallra të ndryshme në një lokal, arrestohet i riu në Korçë

Vodhi para dhe mallra të ndryshme në një lokal, arrestohet i riu në Korçë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte me thyerje në një dyqan. Të dyja ngjarjet u regjistruan gjatë natës në lagjen nr.7 të qytetit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i riu. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas: -ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal; -ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat. Vijojnë hetimet për të zbardhur...