No Image Available

Protesta masive në Francë, tubuesit kundërshtojnë politikat e Macron nën moton “Bllokoni gjithçka”

Një valë protestash dhe organizimesh të quajtura “Bllokoni gjithçka” është aktivizuar në të gjithë Francën. Lëvizja, e cila nisi fillimisht në rrjetet sociale, pritet të shkaktojë ndërprerje të transportit, arsimit dhe shërbimeve të tjera, në një shfaqje të zemërimit të popullatës kundër presidentit Emmanuel Macron. Disa përplasje mes protestuesve dhe policisë u shënuan që në nisje në Paris dhe qytete të tjera. Tubuesit grumbullan dhe dogjën kazanët e mbeturinave duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe shtëllunga të mëdha tymi mbuluan kryeqytetin. Autoritetet kanë nxjerrë në terren mijëra forca policie të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri për të mos lejuar bllokimet masive. Deri tani është njoftuar për arrestimin e të paktën 200 personave. Vala e protestave që i ngjan atyre të “jelekëve të verdhë” vjen në...