SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

Besart Logu TIRANË- SPAK ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, pasi akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion përgjatë orëve të fundit në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit. Mësohet se Logu i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar se do të ndikojë për të zgjidhur një çështje. Megjithatë, kontrollet janë ende në vijim dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi rastin./ZËRI