Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Fati’ i Ilir Metës në duart e Irena Gjokës, GJKKO cakton datën e seancës paraprake
ilir meta TIRANË- GJKKO caktoi datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Dosja e ish-presidentit do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes ndaj Metës dhe personave të tjerë të marrë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Gjoka do të vlerësojë nëse akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ish-presidentit janë apo jo të ligjshme. Ish-presidenti...