BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

BSH: Kreditë me probleme në nivel të qëndrueshëm, 4 % në korrik

Kreditë me probleme kanë shënuar nivel të qëndrueshëm në muajin korrik. Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin “Treguesit e shëndetit financiar, korrik 2025”, ku evidenton se, raporti i kredive me probleme në korrik shënoi 4,04% nga 4,01 % që ishte në muajin qershor 2025. Ky nivel mbetet në trend zbritës krahasuar me një vit më parë kur shënonte nivelin 4,72 % Referuar statistikave të BSH-së, kredia me probleme është luhatur pranë nivelit 4% gjatë  7-mujorit 2025. Stoku i kredive me probleme është në vlerën 36,1 miliardë lekë, kundrejt 37,7 miliardë lekëve që ishte në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.