Tabaku: Shpopullimi i vendit, pasiguria ekonomike dhe shkollat bosh nuk mbulohen me propagandën e Ramës

Tabaku: Shpopullimi i vendit, pasiguria ekonomike dhe shkollat bosh nuk mbulohen me propagandën e Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas nisjes së vitit të ri shkollor, duke theksuar se rënia drastike e numrit të nxënësve pasqyron krizën më të dhimbshme demografike që po kalon vendi. Sipas saj, vetëm gjatë pesë viteve të fundit numri i nxënësve ka rënë me 61 mijë, ndërsa në një dekadë rënia arrin në 31%, që përkthehet në 112 mijë nxënës më pak që nga ardhja e socialistëve në pushtet. Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane nënvizoi se kjo rënie është pasojë e një sistemi që nuk ofron asnjë garanci për të ardhmen: “Çmimet e rritura, pasiguria ekonomike, mungesa e sigurisë në punë dhe në jetën e përditshme kanë bërë që shumë familje të mos lindin më fëmijë, ndërsa të rinjtë zgjedhin emigrimin...