Fredi Beleri: Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptare, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë

Fredi Beleri: Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptare, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë

Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ku ka sulmuar drejtësinë dhe Qeverinë. “Drejtësia është e kapur nga politika në Shqipëri dhe është zgjatje e poltikës dhe njerëzit që kishin të bënin me çështjen time, ishin njerëz që kishin problem me ligjin. Drejtori i Komisariatit të Himarës dhe Vlorës ishin ata që nisën çështjen, janë të dy shokë jashtë policisë, prokurori i Vlorës është në burg, gjykatësja Irena Gjoka i ka ditët e numëruara në drejtësi sepse nuk ka deklaruar ekstradimin e saj dhe ndalimin për 12 vjet për të hyrë në Shengen. Do ketë dhe surpriza të tjera, të gjithë janë të implikuar dhe të komanduar nga politika, që kanë kaluar veting-un për të qenë vasalë, për t’iu bindur urdhrave...