Hapet testament i Pippo Baudos, një pjesë e madhe e pasurisë shkon për sekretaren e tij

Hapet testament i Pippo Baudos, një pjesë e madhe e pasurisë shkon për sekretaren e tij

Është bërë publik dje në Bracciano testamenti i Pippo Baudos, i ndarë nga jeta më 16 gusht në Romë. Në hapjen e dokumentit ishin të pranishëm dy fëmijët e tij, Tiziana dhe Alessandro, si dhe sekretarja e tij historike, Dina Minna. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Il Messaggero. Sekretarja, 54 vjeçe, që e ka shoqëruar Baudo-n që nga vitet ’80, ka përfituar një trashëgimi pothuajse të barabartë me dy fëmijët e prezantuesit. Një vlerësim për rolin qendror që ajo pati në jetën e tij. Nga asistente e thjeshtë, ajo u bë pjesë e familjes duke u kujdesur për të deri në ditët e fundit dhe duke ndjekur nga afër edhe ceremonitë mortore. Pasuria e plotë e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro. Përveç...