Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Tragjike në SHBA, 23 vjeçarja ukrainase vritet në tren, autoritetet përballë kritikave për autorin me të shkuar kriminale
Zarutska, 23 vjeç u ther për vdekje më 22 gusht në një tren urban nga një person me histori të gjatë problemesh mendore dhe sjelljesh të dhunshme. Autori i dyshuar i krimit, Decarlos Brown Jr., 34 vjeç, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Pamjet filmike të publikuara së fundmi tregojnë momentin kur Zarutska hyn në tren dhe ulet përpara Broën, i cili disa minuta më vonë, pa asnjë ndërveprim të dukshëm, e qëllon në qafë me një thikë të vogël. Pasagjerët largohen me panik ndërsa viktima rrëzohet. Brown ka një të kaluar të gjatë kriminale dhe probleme të theksuara të shëndetit mendor. Ai ka qenë i burgosur më parë për grabitje me armë dhe është diagnostikuar me skizofreni....