Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksioni opozitar/ PD mbledh sot Kryesinë, Berisha do të mbajë fjalën hapëse…
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend. Mbledhja e cila do të nisë në orën 13:00 do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Azem Hajdari” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.