Taksistët grekë në grevë, ‘paralizohet’ Athina/ Ankesa ndaj qeverisë: Nuk pranojmë rritje taksash

Taksistët grekë në grevë, ‘paralizohet’ Athina/ Ankesa ndaj qeverisë: Nuk pranojmë rritje taksash

Një tjetër grevë e taksistëve grekë ka paralizuar Athinën. Sipas sindikatës së taksistëve të Athinës, kanë nisur një grevë 48-orëshe në kundërshtim të politikave fiskale por edhe të liberalizimit të këtij sektori, çka sipas tyre do të zhysë mijëra taksistë profesionistë në krizë. Sindikata ankohet se qeveria po përgatit një ligj që parashikon dhënien e licencave për krijimin e kompanive të taksive si dhe hapjen e tregut për kategorinë e mini-busëve. Në ligj parashikohen rritje taksash dhe klauzola fiskale për të cilat taksistët dyshojnë se janë të qëllimshme për të lehtësuar kompanitë shumëkombëshe të taksive. Nga ana e saj Ministria Greke e Transportit thotë se sektori i taksive nuk përmbush nevojat e tregut si për cilësinë e mjeteve ashtu edhe për mbulimin më të mirë...