Gazetarja denoncon gjendjen shqetësuese në QSUT: Investimi 17 milionë euro ku pacientët dalin jashtë spitalit për të defekuar

Gazetarja denoncon gjendjen shqetësuese në QSUT: Investimi 17 milionë euro ku pacientët dalin jashtë spitalit për të defekuar

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Gazetarja Trëndafile Disha ka denoncuar kushtet skadaloze dhe të papranueshme të Urgjencës Kombëtare në QSUT. Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetarja rrëfen përvojën e saj personale brenda atyre ambjenteve duke përshkruar kushtet ektreme, ku një pacient nuk mund të kryejë as nevojat bazike. Sipas gazetares, të sëmurët përveç sëmundjes, janë të detyruar të vuajnë edhe poshtërsinë.  Postimi i plotë: QSUT, investimi 17 milionë euro: pacientët dalin jashtë spitalit për të defektuar Ora shënonte 09:00, kur unë, paciente e shtruar në pavionin e dermatologjisë, kati i 3-të i Urgjencës Kombëtare në QSUT, dola në një nga lokalet përballë spitalit… jo për kafe, por për të kryer nevojat bazike fiziologjike. Sepse në pavion ka vetëm një banjë për burra e gra bashkë, për dhjetëra pacientë....