PD mbledh sot Kryesinë, ja orari kur do të zhvillohet dhe çfarë do diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, ja orari kur do të zhvillohet dhe çfarë do diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë. Takimi do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa Kryesia e PD-së mblidhet për herë të parë që nga zgjedhjet e 11 Majit. Mbledhja do mbahet në selinë e PD-së, ndërsa gjatë takimit do mbajë fjalën kryedemokrati Sali Berisha. “Në orën 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të ketë fjalën e tij drejtpërdrejt për media Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, salla “Azem Hajdari”, selia e PD”, thuhet në njoftimin për mediat. Në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj rezultatit të zgjedhjeve dhe zhvillimet politike në vend. Pas fjalës së Sali Berishës, pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të...