Nga krimi në shërbim të grupeve vulnerabël, AAPSK prezanton “PUBLIK”, hapësirë arti e edukimi

Nga krimi në shërbim të grupeve vulnerabël, AAPSK prezanton “PUBLIK”, hapësirë arti e edukimi

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) shpall hapjen e projektit “PUBLIK”, një iniciativë e veçantë që shndërron një hapësirë të konfiskuar nga krimi i organizuar në galeri arti, qendër komunitare dhe hapësirë edukimi artistik e teknologjik.Ky projekt, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të veçantët në rajon, është në linjë me filozofinë dhe objektivat e AAPSK për të rikthyer në dobi të publikut pasuritë e krimit.Fokusi i projektit shkon përtej artdashësve. PUBLIK i kushtohet veçanërisht grupeve më vulnerabël të shoqërisë – fëmijëve të policëve të rënë në detyrë, grave viktima të dhunës dhe trafikimit, të rinjve të ekspozuar ndaj kulturës incel, personave me aftësi ndryshe dhe komuniteteve të margjinalizuara.Çdo artist që ekspozon në PUBLIK angazhohet njëkohësisht...